Interi bëri rikthim sensacion ndaj Benficas, duke barazuar rezultatin 3-3 në rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, për të marrë një pikë.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Joao Mario shënoi për skuadrën portugeze, për rezultatin 1-0.
Në minutën e 13-të, ish-lojtari i Nerazzurëve shënoi edhe të dytin, duke dhënë sinjale se skuadra italiane është në probleme.
Portugezi e kompletoi het-trikun në minutën e 34-të, duke lënë të shokuar Interin.
⚽ 34' GOOOOOOOLOOOOOOO!!!! 𝗛𝗔𝗧 𝗧𝗥𝗜𝗖𝗞 DE JOÃO MÁRIO!!!! #SLBFCIM • 3-0 • #UCL pic.twitter.com/mLcyAJXqUs
— SL Benfica (@SLBenfica) November 29, 2023
Por, pjesa e dytë ishte e gjigantit nga Serie A, që realizoi tri gola.
Ishte minuta e 51-të kur Marko Arnautovic realizoi për 3-1 nga një asistim i Bisseck,
Shtatë minuta kaluan dhe Interi e realizoi edhe të dytin, tani me anë të Davide Frattesit, që u asistua nga Federico Acerbi.
A-L-E-X-I-S LA PAREGGIAAAAAAA!!! ⚽⚽⚽ pic.twitter.com/Q8cWoYbhMc
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 29, 2023
Për 3-3 u përkujdes Alexis Sanchez, që shënoi nga penalltia në minutën e 72-të.
Real Sociedadi dhe Interi kanë nga 11 pikë në Grupin D dhe tashmë kanë siguruar kualifikimin, ndërsa Salzburgu ka katër dhe Benfica me një. /Telegrafi/