Qe çfarë gabojnë më shpesh të gjithë të tjerët!
Njerëzit e suksesshëm nuk janë ata të cilët kanë pasur fat në jetë – ata janë njerëzit të cilët kanë ditur të ndjekin qëllimin e tyre dhe të luftojnë për atë qëllim.
Cili është sekreti i suksesit?
Derisa vëzhgojmë njerëzit të cilët kanë pasur sukses, shpesh pyesim sa kanë pasur fat në rrugën e tyre, mendojmë që me siguri kanë pasur dikë që u ka ndihmuar dhe përkrahur.
Të gjitha këto janë të sigurta, por harrojmë një gjë – njerëzit e suksesshëm janë ata të cilët kanë pasur një qëllim të qartë dhe të definuar dhe ata të cilët kanë arritur ta realizojnë atë qëllim! – transmeton Telegrafi.
Po ju tregojmë disa karaktere të njerëzve të suksesshëm të cilat do të duhej t’i përvetësojmë:
1. Nuk kalojnë kohën kot
Njerëzit e suksesshëm dinë çfarë duan dhe ndjekin qëllimin e tyre. Nuk humbin kohën e tyre të vlefshme në punët të cilat nuk kanë shanse për sukses, në përpjekje dhe gabime, as në njerëz të cilët u marrin energjinë.
2. Ata janë të përgjegjshëm
Personi i suksesshëm është zot i jetës së vet. Kurrë nuk ia hedh fajin dhe nuk fajëson të tjerët për dështime. Kur diçka nuk shkon ashtu siç ka pritur, ai do të riorientojë energjinë e vet që diçka vërtet të ndryshojë, jo në akuza të pakuptimta as në dëshpërim.
3. Investojnë në arsimimin e tyre
Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk pushojnë së arsimuari. Kur përfundojnë fakultetin kjo nuk do të thotë që mësimit i ka ardhur fundi, por vazhdimisht gjejnë sfida të reja të cilat dëshirojnë t’i zotërojnë, shkathtësi dhe teknika të reja. Njerëzit e suksesshëm dinë që investimi në arsimim, domethënë në veten e tyre, është një ndër investimet më fitimprurëse në të ardhmen e afërt.
4. Ata bëjnë sakrifica për atë që u intereson
Njerëzit e suksesshëm vendosin prioritetet e tyre sipas qëllimeve të tyre dhe kjo gjithmonë përfshin sakrifica të caktuara. Ndërsa shumë nga bashkëmoshatarët e tyre shkonin në festa, argëtoheshin dhe udhëtonin, shumë njerëz të suksesshëm ndoqën kurse dhe seminare, punuan shumë për të arritur qëllimin e tyre. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se duhet vetëm të punosh gjatë gjithë kohës, por është gjithashtu e vërtetë që nuk ka sukses pa përpjekje dhe sakrifica!
5. Fuqia e vullnetit
Njerëzit e suksesshëm kanë vullnet të jashtëzakonshëm. Në të vërtetë, pa këtë cilësi nuk do të keni sukses në asnjë fushë. Duhet shumë punë për veten për të zotëruar këtë aftësi, por koha e shpenzuar patjetër do t’ia vlejë. Vullneti shoqërohet me qëllime – kur keni një qëllim të përcaktuar qartë para jush, do t’i duroni më lehtë të gjitha vështirësitë dhe pengesat në rrugën drejt tij.
6. Nuk kanë frikë nga e panjohura
Nëse një person i suksesshëm sheh një mundësi, ai menjëherë shkon në punë. Ai nuk mendon nëse mundet apo nuk mund të bëjë diçka, nuk dyshon në veten dhe aftësitë e tij, nuk mendon “po sikur të mos ia dal”…. Njerëzit e suksesshëm drejtojnë të gjithë fokusin e tyre. në arritjen e rezultateve, jo në pasojat negative që mund të ndodhin. Ata mendojnë “po sikur të kem sukses”. /Telegrafi/