Shtatori sjellë shumë gjëra: mot më të freskët, rikthimin në shkollë dhe shumë ditëlindje!
Prandaj, Telegrafi sjell për të gjitha bebet e muajit shtator – dhe prindërit e bebeve të muajit shtator – një listë me fakte interesante:
Bebet e lindura në shtator, kanë lindur në muajin me më së shumti ditëlindje
Ekspertët dhe statistikat bëjnë të ditur se shtatori është muaji kur shumica e njerëzve në botë kanë ditëlindjen.
Janë më të prirë të shkëlqejnë në shkollë
Shkenca sugjeron se njerëzit e lindur në shtator, arrijnë më shumë qëllime dhe zhvillohen më herët sesa bebet e lindura në muajt e verës. Dhe, sipas statistikave të ndryshme, 20 për qind e fëmijëve të lindur në shtator priren të futen në shkollat më elite të botës.
Thuhet se peshojnë më pak
Edhe pse kanë tendencë të kenë më pak kile, kjo s’do të thotë se domosdoshmërish bebet e lindura në shtator do të kenë një peshë shumë të vogël kur lindin.
Me siguri janë ngjizur në muajin dhjetor ose janar
Dimri, me të gjithë motin e acarët që e sjellë, është sezonë e çifteve, prandaj ekspertët pohojnë se përqindja e ngjizjeve është më e lartë në muajt e dimrit.
Janë më të lumtur se bebet e lindura në muajt tjerë
‘Time’ raporton se bebet e lindura në shtator janë më pak të prira të vuajnë nga depresioni apo çrregullimet tjera mendore.
Bebet e shtator priren të jenë atletë
Bebet e vjeshtës besohet se kanë aftësi më të mëdha atletike sesa bebet tjera – prandaj kanë avantazh më të madh fizik. Sidoqoftë, vlen të ceket se personat e lindur në nëntor dhe tetor kanë format më të mira fizike. /Telegrafi/