Telegrafi

Gjashtë banorë në garë – kush do të eliminohet këtë javë nga Big Brother?

Edhe në spektaklin e së hënës (11 dhjetor) në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, u zhvilluan ngjarje të ndryshme.

Mes rrëfimeve e debateve të konkurrentëve, krejt në fund, ata vazhduan me nominime.

Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia – qenë dy nga banorët që shkuan automatikisht në nominim për shkak të një incidenti që ndodhi javën e kaluar.

Foto: Screenshot/YouTube

Veç tyre, të tjerë që u nominuan më shumë ishin: Blero, Lumbardhi, Kader Kicaj dhe Miss Rose.

Në vend të Bleros, ishte Linda ajo që doli e nominuar, por Alba e shfrytëzoi avantazhin e fituar nga “Sfida e Kapitenit”, duke e shpëtuar këtë të fundit e duke e zëvendësuar me këngëtarin.

Lexo po ashtu Shqipe Hysenaj - shpallet banorja e preferuar e publikut

Njëri prej tyre pritet të largohet të premten (15 dhjetor) duke lënë kështu përfundimisht garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Telegrafi ka realizuar një sondazh për lexuesit, për të marrë mendimet e tyre rreth personazhit që do të eliminohet.

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.