Site icon Telegrafi

Me gjasë nuk e kishte vërejtur – surfisti sulmohet nga peshkaqeni, ndërron jetë në vend

Komuniteti i plazhit në Santa Cruz, California, po e përjetojnë rëndë vdekjen e surfistit lokal Ben Kelly pasi 26-vjeçari vdiq në një sulm peshkaqeni të Shtunën.

Ben Kelly u sulmua rreth 100 metra larg plazhit të Manresa State në jug të Santa Cruz rreth orës 1:30 pasdite, sipas zyrtarëve të shtetit, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, rojet e detit në detyrë u alarmuan nga një qytetar në plazh, i cili tha se kishte pasur një sulm peshkaqeni.

Dy surfistë që ishin me Kelly ishin në gjendje ta çonin atë në breg, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, sipas një deklarate të Departamentit të Parqeve dhe Rekreacionit në Kaliforni.

Kelly është personi i parë që u vra në një sulm nga një peshkaqen në Kaliforninë Veriore që nga viti 2004 në Qarkun Mendocino.

Surfing ishte një pjesë integrale e jetës së Kelly dhe gjithashtu jetesa e tij, pasi ai zotëronte një biznes lokal si një ndërtues i surfboard-eve.

Ai gjithashtu shkonte shpesh duke bërë surf me gruan e tij Katie Kelly. /Telegrafi/

Exit mobile version