Me origjinë që prej 1500 vjet para erës sonë nga Amerika e Jugut, thënë thjesht Gjalpi i Kikirikut është metamorfoza magjike e kikirikut modest që përshtatet mrekullisht me pafund gjëra!
Edhe pse Gjalpi i Kikirikut duket si rezultat kompleks nga kikiriku, krejt e kundërta, është mjaft i thjesht pasi prodhohet duke bluar kikirikun në formën më natyrale të mundshme.
Vlerat ushqyese /për 100 gram
Kolesterol – 0g
Ujë – 1.23g
Kalori – 598
Proteina – 22.21g
Yndyrna – 50g (Të ngopura 10g)
Karbohidrate – 22.31g
Fibra dietare – 5g
Sheqerna – 10.49
Glukozë – 0.13g
Fruktozë – 0.13g
Kalium – 649mg
Shok i ngushtë për humbje peshe
Disa studime thonë se të ngrënit Gjalp të Kikirikut dhe të tjera fruta arore u ndihmojnë njerëzve që të mbajnë peshën e tyre optimale dhe po ashtu të humbin peshën e tepërt.
Kjo ngjan sepse kikiriku përmirëson ngopshmërinë, gjë që ju bën të ndiheni më të plotë, falë proteinave, yndyrnave dhe përmbajtjes së fibrave dietare.
Një studim i vitit 2018 konkludon se të ngrënit kikirik redukzon rrezikun e te qenurit obez, ndërsa në studim janë krahasuar të dhënat dietare të më se 373 mijë personave nga 10 vende të ndryshme evropiane brenda 5 viteve.
Benefitet tjera shëndetësore:
– Forcon shëndetin e zemrës
– Bodybuilding
– Menaxhim i nivelit të sheqerit
– Reduktim i rrezikut për sëmundje të gjirit
Përdorimi
Gjalpi i Kikirikut është shumë i shijshëm – mesatarisht në vit konsumohet 1.5kg për person dhe shfrytëzohet si shtesë në sandwicha, ushqimet krokante, krepa si dhe deserta të tjerë të ëmbël.
Më parë është konsideruar në SHBA si ushqim i të varfërve, sot gjen përdorim në mbarë botën si shok i ngushtë i atyre që ushtrojnë në palestra për ndërtim të masës muskulore apo edhe për të humbur peshë.
Gjalpi i Kikirikut natyral është zgjedhja më e mirë për veganët!
Ku me gjetë?
Për përdorim natyral të Gjalpit të Kikirikut mund ta gjeni në formën më natyrore të tij në dyqanin “E Bukura e Dheut” që gjendet në Pejë në Rr. Mbretëresha Teutë ku mund të informoheni edhe për të tjera fruta arore etj.
Po ashtu, ju mund ta porositni produktin online duke shkruar në faqen zyrtare të “E Bukura e Dheut” në Instagram me transport në Kosovë dhe mbarë rajonin!