Telegrafi

Gjahu dy metërsh i peshkatarit: Një orë “luftë” me peshkaqenin 88-kilogramësh! (Video)

Peter Fearon iu desh mbi një orë që të nxjerr deri te anija gjallesën që e zuri në brigjet e Whitby të Yorkshire.

Megjithëse e dinte që kishte kapur peshk të madh, nuk besonte se i ka rënë në grep një peshkaqen që peshonte 88 kilogramë, transmeton Telegrafi.

“Ndjeja sikur po e tërhiqja një veturë të shpejtë. Kishte fuqi të madhe dhe gjithnjë lëvizte shpejtë”, ka thënë Fearon lidhur me rastin.

Pasi e vuri në barkë, së bashku me ndihmën e shoqërisë, ai e lëshoi sërish në det peshkaqenin dy metra të gjatë. /Telegrafi/