Telegrafi

Gjakovë, vëllai sulmon fizikisht motrën e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 17:25.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/