Telegrafi

Gjakovë, tre të lënduar në aksidentin midis traktorit dhe motoçikletës

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:05 në Gjakovë.

Sipas policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një traktor dhe një motoçikletë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes në automjeti-traktori me vozitës mashkull kosovar dhe motoçiklistit mashkull shtetas i huaj. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/