Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesën në Gjykatë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit SH.SH, nga komuna e Gjakovës, i komunitetit egjiptian pasi që i njëjti në shtëpinë e tij me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij SH.I, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Kështu thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
“E dëmtuara SH.I edhe pse ishte shtatzënë, nga bashkëshorti i saj SH.SH, kishte marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit me një kabllo të rrymës, ku si pasojë e këtyre lëndimeve është dërguar në Qendrën Emergjente të spitalit ”Isa Grezda” në Gjakovë, për tretman mjekësor. I pandehuri ishte në arrati prej 19 tetorit dhe më 23 tetor, ku më pas vet është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/