Telegrafi

Gjakovë, rrahet gruaja nga bashkëshorti i saj

Të premten në Gjakovë një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, në raportin e 24 orëve të fundit.

“Viktima femër ka informuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas së bashku me dy fëmijët e vet është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/