Telegrafi

Gjakovë, punëtori rrëzohet nga skelet në vendin e punës – arrestohet e më pas lirohet pronari i kompanisë

Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore (frakturë në këmbë), pasi është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar në një objekt në fshatin Trakiq në Gjakovë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 16:25.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar si i dyshuar pronari i kompanisë që po kryente punimet.

I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti në polici është hapur si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. /Telegrafi/