Telegrafi

Gjakovë, policia identifikon personin që u gjet i vdekur në Liqenin e Radoniqit

Policia e Kosovës ka identifikuar personin i cili është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Radoniqit në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha për Telegrafin se viktima është M.P, viti i lindjes 1953.

“Policia është në vendngjarje, është identifikuar viktima me inicialet M.P. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion ndërsa janë ftuar edhe njësitet emergjente dhe ato të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë”, tha ai.  /Telegrafi/