Një person është arrestuar të mërkurën mbrëma në Gjakovë, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se të njëjtit i është vjedhur revolja me një karikator dhe 14 fishekë, të cilën e kishte lënë në veturë.
“I dyshuari revolen e kishte lënë në veturën e një familjari të tij dhe ishte larguar nga vetura, dhe në atë kohë i/të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë vjedhur revolen”, thuhet në raportin policor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të intervistohet edhe në cilësinë e viktimës për rastin e vjedhjes së revoles, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje dhe vjedhje e rëndë”. /Telegrafi/