Një person në gjendje të dehur ka plagosur vetën në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.
“I dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/