Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 27 mars, në rrugën “Ali Ibra”.
Tutje bëhet e ditur se ankuesi ka raportuar se djalin dhe vajzën të moshës 11 dhe 12-vjeç bashkëshortja e tij i kishte nga martesa e mëhershme.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 27.03.2023 – 22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre”, thuhet në raportin policor.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/