Site icon Telegrafi

Gjakovë, një burrë raporton se bashkëshortja e tij ka shkuar në punë dhe nuk është kthyer më

Foto: Ilustrim

Një grua raportohet se është zhdukur të premten e 17 shkurtit në Gjakovë.

Policia njofton se rastin e ka raportuar bashkëshorti i saj të mërkurën.

Sipas tij, ajo ka shkuar në punë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

“Gjakovë 17.02.2023 – 08:00. Me 22.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka shkuar në punë me datën e lartcekur dhe nuk është kthyer më në shtëpi”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version