Telegrafi

Gjakovë, kryefamiljari vret gruan dhe vajzën e tij

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc të Gjakovës, ku një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, për motive ende të panjohura.

Polica e Gjakovës ka dhënë detaje për këtë vrasje, duke thënë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi private.

“Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë-fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuar, i cili tani është tani është në ndalim policor është bashkë familjar i viktimave. Policia e Kosovës është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë”, përfundon ky njoftim.

Sipas burimeve të pakonfirmuara i dyshuari për kryerjen e krimit, P.N. është nga fshati Bitesh dhe në shtëpinë e miqve të tij, në Brekoc e ka qëlluar për vdekje gruan dhe vajzën e tij. /Telegrafi/