Njësitet e Doganës se Kosovës në një lokacion më Gjakovë kanë konfiskuar mbi 1,000 litra pije alkoolike.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, aksioni i njësiteve të Doganës është realizuar pas dyshimeve për prezencë të pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe që nuk kanë paguar akcizë.
Me këtë rast janë gjetur mbi 1,000 litra pije alkoolike, të cilat janë konfiskuar. /Telegrafi/