Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.
Ai ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:40.
“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.
Elezaj shtoi se ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/