Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lagjen Dardania në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me gas, një karikator, një thikë, dy kapela të policisë dhe 12 fishek.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/