Site icon Telegrafi

Gjakovari sulmon fizikisht bashkëshorten e tij gjermane

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Gjakovë.

Siç njofton Policia, një qytetar i Gjakovës ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetase të Gjermanisë, ku pas lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjakovë 11.06.2023-23:30. Viktima femër shtetase e Gjermanisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version