Telegrafi

Gjakovari rrah bashkëshorten, e bën për spital

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:30, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman  mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/