Telegrafi

Gjakovari po drejtonte automjetin në oborr, godet nipin njëvjeçar aksidentalisht 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur nipin e tij (fëmijë 2021), të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, të premten në orën 07:50.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/