Site icon Telegrafi

Gjakovari i “O sa mirë”, shef në jetën reale (Foto)

U bë i njohur nga seriali “O sa mirë”, por a e dini që Edi Kastrati, aktori që e luan gjakovarin në këtë serial është aktor profesionist që ka luajtur në shfaqje teatrale e që është drejtor i Teatrit të Gjakovës?

Aktori e ka marrë këtë post të rëndësishëm udhëheqës që në moshë të re.

Lexo po ashtu Aktori i "O Sa Mirë" shan trajnerin e Arsenalit (Foto)

“Po, me të vërtetë posti është tepër i rëndësishëm, e sidomos në qytetin e Gjakovës ku dihet se Teatri është institucioni ndoshta prej më të rëndësishmëve. Si u bë? Me hapjen e konkursit publik në vitin 2010 vendosa të hartoj një plan program se si unë e mendoja menaxhimin e ati institucioni, ku rezultojë si më i suksesshmi. Edhe në testin praktik isha I pari dhe startova prej vitit 2011”, ka thënë aktori për “Kosovaren”.

Exit mobile version