Site icon Telegrafi

‘Gjakovari’ një pozë me Adelinën, drejtoreshën e re të “O Sa Mirë” (Foto)

Tashmë kemi njoftuar se Adelina Ismaili do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit televiziv, “O Sa Mirë”.

Ylli i popullarizuar luajti në episodin e 122-të dhe u prit me entuziazëm nga fansat e saj të shumtë.

Ndërsa në një prononcim për Telegrafin, producenti Fisnik Vejsa konfirmoi se Adelina do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit.

Lexo po ashtu Fansat do ta shohin sërish Adelinën në serialin "O Sa Mirë", ajo do të jetë drejtoresha e kolegjit (Foto/Video)

Këngëtarja, e cila e ka provuar veten edhe si aktore, do ta luajë rolin e drejtoreshës së kolegjit të famshëm.

Ndërsa aktori i serialit “O Sa Mirë”, Edi Kastrati, i cili luan rolin e ‘Gjakovarit’, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Adelinën në profilin e tij në Instagram.

(Foto: Instagram/Edi Kastrati)

Fotografia është shoqëruar kryesisht me komente pozitive dhe ka marrë pëlqime të shumta.

Natyrisht se edhe vet aktorët e serialit kalojnë momente të mira me këngëtaren e famshme gjatë xhirimeve të episodeve të reja.

Adelina ka kohë që është tërhequr nga të qenit këngëtare aktive, ndërsa së fundi ka vendosur që t’i kthehet publikut si aktore. Dhe këtë e ka bërë pikërisht në serialin “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version