Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:20, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, bashkëshortja e tij është dërguar në repartin e psikiatrisë për rehabilitim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktima femër kosovare e cila është dërguar në repartin e psikiatrisë për rehabilitim. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/