Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit më së shumti raste të reja me coronavirus janë konfirmuar në Komunën e Gjakovës, gjithsej 9 raste.
Për dallim nga herët e tjera kur me raste të reja printe Komunë e Prishtinës, kësaj here më shumë raste janë konfirmuar në Gjakovë.
Gjatë konferencës për medie, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.
E sa i përket rasteve me COVID-19 në Komunën e Prishtinës, komunë kjo që për disa javë ishte e para sa i përket rasteve të reja, në një intervistë për Telegrafin ka folur Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, i cili tha se ditëve të fundit në këtë komunë numri i rasteve është më i ulët se sa tre javë më parë.
Ndryshe, në 24-orët e fundit nga coroanvirusi në Kosovë kanë humbur jetën edhe katër persona, janë konfirmuar 55 të reja dhe janë shëruar 150 pacientë.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj COVID-19.
Ramadani bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.
Pandemia COVID-19 ka përfshirë shumicën e vendeve në botë, me këtë virus po vazhdon të përballet edhe vendi ynë.
Tashmë janë bërë gjashtë muaj që nga paraqitja e rasteve të para me virus në Kosovë, ndërsa testimet për këtë virus kanë filluar të bëhen që nga muaji i dytë i vitit 2020, më saktësisht më 8 shkurt.
Telegrafi ka bërë një përmbledhje të gjashtë muajve përballje me COVID-19, duke përfshirë numrin e testimeve, rastet e reja, vdekjet dhe numrin e personave të shëruar. /Telegrafi/