Xhudisti Akil Gjakova (73 kg), anëtar i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian për juniorë, që po mbahet në Malaga të Spanjës.
Xhudisti Akil Gjakova pa luftë kaloi rrethin e parë, pasi që nuk u përballë me garuesin nga Sllovakia, Martin Becik.
Më pas Gjakova qe më i mirë se portugezi, Miguel Alves, duke e mposhtur për 4 minuta, ndërsa në çerekfinale qe më i mirë se austriaku Christopher Wagner.
Në gjysmëfinale Gjakova hasi në rival shumë të fortë, Hidayat Heydarov dhe pësoi për 2 minuta e 32 sekonda.
Gjakova në luftë për medaljen të bronztë ballafaqohet me Martin Hojak nga Sllovenia.