Telegrafi

Gjakova me projekte në sektorin e Bujqësisë

Në Komunën e Gjakovës po zhvillohen projekte të rëndësishme në fushën e Bujqësisë

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, në kuadër të skemës së investimeve kapitale është duke zbatuar dy projekte të cilat janë në fazën e punimeve intensive.

Projektet ne zbatim janë penda e ujitjes në fshatin Skivjan, dhe ndërtimi dhe funksionalizimi i qendrës grumbulluese të qumështit në fshatin Lipovec. Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti është duke u ndërtuar objekti i kësaj qendre si dhe janë siguruar pajisjet për punë (Laktofrizi (1100 litra), pompa e qumështit (5000l/h), gypat e qumështit (20m), aparati për analizat e qumështit (laktoscan), epruvetat për analiza), etj.

Ndërkohë, DBPZHR në bashkëpunim me qendrën grumbulluese të qumështit në fshatin Bec ka siguruar aftësimin (trajnimin) dy javor të dy punëtorëve të cilët do të menaxhojnë qendrën grumbulluese të qumështit në fshatin Lipovec.