Site icon Telegrafi

Gjak dhe të lënduar në tokë: Publikohen pamjet e reja të aksidentit të tmerrshëm në New York (Foto/Video, +18)

Në sheshin Times Square të New York-ut ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin duke shtypur dhjetëra këmbësorë në trotuar, duke lënë të vdekur në vend një person dhe mbi 14 tjerë të lënduar.

Ndërkaq policia e New York-ut ka arrestuar shoferin e veturës, që iu vërsul këmbësorëve në trotuar, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë e publikuara në internet, shfaqen këmbësorët e larë në gjak duke qëndruar të shtrirë në tokë, dhe duke pritur ndihmën nga dhjetëra autoambulancat që u shfaqen menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lexo po ashtu Vetura shtyp këmbësorët në trotuar në New York, një i vdekur dhe 13 të lënduar (Foto/Video)

Raportohet se shoferi i veturës është një 23-vjeçar i cili është i njohur për autoritetet për faktin se shpesh është zënë duke vozitur veturën nën ndikim të alkoolit.

Shumë shpejt pritet të japë deklaratë për media guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo lidhur me situatën aktuale në sheshin Times Square. /Telegrafi/

Exit mobile version