Telegrafi

Gjahtarët shprehen kundër mbrojtjes për Malin Sharr dhe malet e Osogovës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut u miratuan nismat për mbrojtje të dy zonave në shtet: Mali Sharr dhe malet e Osogovës.

Pas vendimit të tillë, Federata e Gjahtarëve të Maqedonisë reaguan duke mos e përshëndetur këtë vendim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar gjuetarë, sot Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor, i dhanë goditje të fortë gjuetisë sonë, me dhënien e mendimin pozitiv për shpalljen e maleve të Osogovës dhe Mallit Sharr për zona të mbrojtura, kundrejt mendimit negativ të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave dhe kundrejt vërejtjeve tona”, thonë nga Federata e Gjahtarëve të Maqedonisë.

Lexo po ashtu Prej sot Mali Sharr është zonë e mbrojtur

Ata thonë se me këtë vendim rrezikohet gjuetia, peshkataria, vjellja e prodhimeve pyjore dhe prerja private e drunjve në këto zona./Telegrafi/