Blerja e mbrojtësit të krahut të lindur në vitin 2003, Alberto Costa nga Vitoria Guimaraes do të jetë lëvizja e parë e Juventusit në këtë afat kalimtar dimëror.
Megjithatë gjiganti italian nuk do të ndalet vetëm me Costan, pasi priten lojtarë të tjerë që do të zbarkojnë në Allianz Stadium gjatë muajit janar.
Objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër është sulmuesi francez Randal Kolo Muani, për të cilin drejtori sportiv Cristiano Giuntoli do të bëjë të pamundurën.
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta ka dhënë miratimin për afrimin e francezit dhe Giuntoli ka udhëtuar drejt kryeqytetit francez për ta kompletuar transferimin e tij.
Zonja e Vjetër synon afrimin e sulmuesit francez si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Megjithatë problemi qëndron te çmimi i lojtarit, pasi PSG është e gatshme ta lejoj huazimin e tij vetëm nëse bëhet blerja obligative në fund të sezonit prej 50 milionë eurove.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Kolo Muanit për të cilin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze Man Utd dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/