Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka ndërprerë zyrtarisht kontratën e tij me Napolin me pëlqim të dyanshëm, kështu që së shpejti do të nënshkruajë me Juventusin një marrëveshje pesëvjeçare.
Një njoftim zyrtar nga Napoli konfirmoi se përfundimi i marrëveshjes ishte nënshkruar, duke i dhënë fund kontratës një vit më herët.
Napoli falënderoi Cristiano Giuntoli për 8 vite bashkëpunim me presidentin Aurelio De Laurentiis dhe me trajnerët që punuan me ekipin.
Il Calcio Napoli ringrazia Cristiano Giuntoli per gli 8 anni di collaborazione con il Presidente Aurelio De Laurentiis, con l’Amministratore Delegato Andrea Chiavelli e con gli allenatori che hanno guidato la squadra. pic.twitter.com/4wfIOY6UHG
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 30, 2023
Kjo marëveshja e lejon atë të nënshkruajë atë që pritet të jetë një marrëveshje pesëvjeçare me Juventusin që mund të fillojë nga 1 korriku, data kur hapet tregu i transferimeve.
Giuntoli iu bashkua Napolit në vitin 2015, pasi kishte punuar më parë si drejtor sportiv në Carpi dhe Spezia.
Si drejtor sportiv i Napolit, Giuntoli, së fundmi kishte sjell disa yje si Kvicha Kvaratskhelia, Victor Osimhen dhe Kim Min-jae që shkëlqyen në Serie A.
Juventusi pas ardhjes së tij pritet të futet më fuqishëm në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/