Telegrafi

Giti vjen në bashkëpunim me Fabin me këngën “Dashuri”

Giti (Foto: Instagram/GitiMeka)

Giti dhe Fabi e kanë publikuar bashkëpunimin e ri muzikor, të cilin e kanë titulluar “Dashuri”.

Kënga e re ka ardhur e kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është publikuar në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove, YouTube.

Max Production është kujdesur për xhirimin e videoklipit të kësaj kënge.

Lexo po ashtu Lajmet për Gitin

Dy këngëtarët janë kujdesur për tekstin, ndërsa muzikën e ka bërë producenti Ace Yah.

“Shpresoj t’ju pëlqejë”, ka shkruar Granit Mekaj (emri i vërtetë i Gitit) në Instagram.

“Prekem” është një prej këngëve të pëlqyera të Gitit që është publikuar në vitin 2017.

Është fjala për një baladë të interpretuar mirë nga ai, ndërsa tekstin e kishte shkruar Gjiko.