Olivier Giroud shënoi golin e parë dhe atë me prekjen e tij të parë të topit me fanellën e Milanit, duke barazuar rezultatin 1-1 gjatë një miqësore me francezët e Nice.
Milani luajti sonte (e shtunë) mbrëma një miqësore me Nice e cila u mbyll me barazim 1-1.
Të parët në epërsi kaluan Nice me anë të Amine Gouiri (59’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Milani shënoi shtatë minuta më vonë golin e barazimit.
Our first game of the "$ACM Fan Token by @socios European Summer Tour" ends in a draw ⚽#OGCNiceMilan finisce in parità ⚽#SempreMilan pic.twitter.com/Um8Bl7cOTE
— AC Milan (@acmilan) July 31, 2021
Goli u shënua pikërisht nga transferimi i fundit i Rossonerëve, sulmuesi Giroud.
Giroud shënoi në minutën e 66-të për barazimin 1-1 i cili doli të ishte rezultati përfundimtar.
⏱️ 65' ⚽️@_OlivierGiroud_ finds the back of the net with his first touch of the ball! #OGCNiceMilan 1-1 #SempreMilan@socios pic.twitter.com/CDWk62lMP4
— AC Milan (@acmilan) July 31, 2021
First joy for #ACMilan for @_OlivierGiroud_, even if it is a friendly 💪#OGCNiceMilan 1-1 #SempreMilan pic.twitter.com/esmSZi5ZbD
— AC Milan (@acmilan) July 31, 2021
Vlen të theksohet se francezi u inkuadrua në lojë vetëm pesë minuta më parë dhe ishte vetëm prekja e parë e topit deri tek goli.
Ky është një fillim ideal për këtë kapitull të ri të karrierës për Giroud, pasi Milani më në fund e transferoi atë nga Chelsea për 1 milion euro plus deri në 1 milion euro tjera bonuse. /Telegrafi/
L’ho detto in una diretta l’altro ieri, quest’anno @_OlivierGiroud_ nr fa più di 15….
😍
— Pietro Balzano Prota (@PBPcalcio) July 31, 2021