Telegrafi

Giroud tundohet nga oferta e Dortmundit

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud është tunduar nga interesi i ardhur nga Borussia Dortmund.

Topçinjtë përfunduan javën e kaluar nënshkrimin e Alexandre Lacazette nga Lyon për një transferim rekord të klubit prej 46.5 milionë funteve.

Dhe, sipas The Mirror, kjo ka ngritur dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen afatgjatë të sulmuesit francez, Giroud, në veri të Londrës.

Kështu, Giroud është tunduar nga interesi i klubit gjerman dhe do t’i bashkohej Dortmundit më parë sesa çdo ekip rival.

Gjigantët gjermanë thuhet se kanë shpresë ta nënshkruajnë me atë si zëvendësim për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kërkohet në Ligën Premier nga Liverpooli dhe Chelsea. /Telegrafi/