Agjenti i sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud është në Milano për ta përfunduar marrëveshjen me Interin, pastaj fituesi i Kupës së Botës të udhëtojë në Itali për testet mjekësore.
Gazetari Nicolo Schira ka zbuluar se marrëveshja midis Interit dhe Chelsea është arritur dhe 33-vjeçari do të transferohet në San Siro për 5 milionë euro dhe një bonus prej 1.5 milion euro.
Agjenti i tij dyshohet se ka mbërritur në San Siro për të mbyllur kushtet personale të marrëveshjes para se sulmuesi francez do të udhëtojë në Milano për të zyrtarizuar marrëveshjen.
Ish-lojtari i Arsenalit do të arrijë pas 48 deri në 72 orë për testet mjekësore.
Gazzetta dello Sport shkruan se Giroud do të marrë një pagë prej 4 milionë euro në sezon, ndërsa do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare.
Giroud ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Chelsea këtë sezon. /Telegrafi/