Futbollisti francez, Olivier Giroud, do të jetë pjesë e filmit të animuar për superheroin Spider-Man.
Ai e ka fituar rolin për projektin hollivudian dhe do ta huazojë zërin për karakterin Green Goblin.
Konfirmimin për këtë projekt e ka bërë vet sulmuesi i Chelseat përmes një postimi në Twitter.
Je suis très heureux de vous annoncer que je prêterai ma voix au Green goblin dans le film #SpiderManNewGeneration, le 12 décembre au cinéma !@SonyPicturesFr pic.twitter.com/rlWxb96A3u
— Olivier Giroud (@_OlivierGiroud_) November 13, 2018
“Jam shumë i gëzuar që mund të konfirmoj se do ta huazoj zërin tim për Green Goblin në filmin #SpiderManNewGeneration, i cili nga 12 dhjetori do të nisë shfaqjen nëpër kinema”, ka shkruar Giroud.
Përveç tij, pjesë e këtij filmi do të jetë edhe futbollisti tjetër francez, Presnel Kimpembe.
Spider Man New Generation 🕷️🕸️ coming soon !!! Attention au Scorpion 🦂 (c'est moi) . RV le 12 décembre 👋🏾 @StephaneBak @Camelia_Jordana @_OlivierGiroud_ @SonyPicturesFr #SpiderManNewGeneration pic.twitter.com/mK8Oo6mDc0
— Presnel Kimpembe (@kimpembe_3) November 13, 2018
Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit do ta huazojë zërin e tij për karakterin Scorpion.
“‘Spider-Man New Generation’ do të vijë së shpejti! Ruajuni nga Scorpioni (ai jam unë)”, ka shkruar 23-vjeçari. /Telegrafi/