Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud shpreson që Arsene Wenger do të qëndrojë në Emirates Stadium edhe pas përfundimit të sezonit 2016-17.
Kontrata e Wengerit skadon në fund të sezonit dhe kjo mbetet për t’u parë nëse ai do të bie dakord për një marrëveshje të re me klubin londinez.
Disa mbështetës kanë bërë thirrje për largimin e 67-vjeçarit në muajt e fundit pas edhe një tjetër sezoni zhgënjyes, por menaxheri i West Brom, Tony Pulis deklaroi këtë javë se synon që Wenger të qëndrojë ende në Ligën Premier.
Giroud gjithashtu ka folur për të ardhmen e bashkëkombësit të tij, duke shpresuar se Wenger do të vazhdojë qëndrimin e tij në veri të Londrës.
“Ne duam të shohim Arsenen duke nënshkruar një marrëveshje të re”, ka thënë fillimisht Giroud për InfoSport Plus.
“Ne duam që ai të vazhdojë këtë aventurë, sepse ne të gjithë e mbështesim atë”, përcjell Telegrafi.
“Ne shpresojmë për të fituar Kupën FA këtë sezon dhe të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve sërish”, përfundoi sulmuesi francez.
Wenger zbuloi të shtunën se ai ka marr tashmë një vendim, por ende nuk e zbuluar se çfarë ka ndërmend të bëjë. /Telegrafi/