Telegrafi

Giroud përjashton largimin nga Arsenali

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga klubi londinez.

Një qëndrim në Ligën Premier tash e sa kohë po flitet për francezin i cili u spekulua se mund të largohet nga Emirates pas transferimeve të Ëengerit.

“Unë kam fituar pak tituj në karrierën time, gjë që e konsideroj të rëndësishme, por është edhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme për mua”.

“Dhe kjo është fakti se njerëzit ju shohin si luftëtar në fushë, si dikush që e bëni më të mirën për ekipin”.

“Kjo është arsyeja pse dua të vazhdoj rrugëtimin tim te Arsenali dhe të jap më të mirën. Do të doja të fitoj një tjetër titull, ose së paku një deri në fund të kontratës time”.

“Ekziston motivimi që të bëj më të mirën për të bërë familjen krenare”, deklaroi Giroud. /Telegrafi/