Site icon Telegrafi

Giroud para finales së Ligës së Evropës: Arsenal? Gjaku im është i kaltër

LONDON, ENGLAND - JANUARY 19: Olivier Giroud of Chelsea acknowledges the fans after the Premier League match between Arsenal FC and Chelsea FC at Emirates Stadium on January 19, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Arsenal dhe Chelsea do të përballen më 29 maj në Baku në kuadër të finales së Ligës së Evropës, ndërsa Olivier Giroud ka dhënë mendimin për këtë përballje.

Sulmuesi francez ishte në të kaluarën pjesë e Topçinjve, por ka thënë që do të jetë një ndjesi e mirë për t’u përballur me ish-skuadrën e tij edhe pse mendja e tij është vetëm te Chelsea.

“E adhuroj gjithmonë të luajë ndaj ish-skuadrave të mia”, ka thënë Giroud për Daily Mail. “Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe mund të jetë me plotë dhimbje, nëse nuk shkon në rrugën e duhur, por do t’i lëmë anash kujtimet dhe emocionet”.

Olivier Giroud në kohën kur ishte pjesë e Arsenalit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“I kam shijuar vitet që i kam kaluar atje. Ishte një pjesë e madhe e karrierës time atje, klubi im i parë në Angli dhe do të jetë gjithmonë special, por tani gjaku im është blu. Si ngjyra e Kombëtares, ngjyra blu qëndron mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Evropës

“Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe të gjithë duam ta fitojmë Ligën e Evropës. E dimë se edhe Arsenal do të tentojë ta fitojë atë, por shpresoj që ne do të jem ata që do ta marrim trofeun në duar”, ka shtuar më tej francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version