Telegrafi

Giroud: Milani nuk ishte i përsosur, por e rëndësishme është fitorja

(Foto: Twitter/AC Milan)

Olivier Giroud ka pranuar se paraqitja e Milanit ndaj Torinos nuk ishte e duhura, megjithatë tri pikët kanë shumë rëndësi.

Rossonerët u mjaftuan me një gol të sulmuesit francez për të arkëtuar pikë të plota në San Siro duke marrë kreun e Serie A.

Kjo është hera e dytë që nga edicioni 1954/1955 që Milani i fiton nëntë nga dhjetë ndeshjet e para sezonale në kampionat.

(Foto: Twitter/AC Milan)

“Mendoj se zhvilluam ndeshje të mirë. Torino është skuadër e fortë, është agresive në ndërhyrje, pati shumë të tilla me Bremer, ai është një mbrojtës i shkëlqyer”.

Lexo po ashtu Milani është lider pas fitores ndaj Torinos

“Jam i kënaqur sepse luajtëm mirë nga fillimi deri në fund dhe Torino nuk na rrezikoi vërtet me mundësi golashënuese. Kjo do të thotë se kemi qenë shumë solidë prapa dhe i morëm tri pikët, kjo është më e rëndësishmja”.

“Luajmë çdo tri ditë, kjo nuk është e lehtë për trupin. Nuk ishte gjithçka e përsosur, por fituam sonte (e martë) dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Giroud për DAZN. /Telegrafi/