Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud është afër arritjes së një marrëveshje me Interin.
Sipas L’Equipe, 33-vjeçari që nuk e ka gjetur vetën mirë te Chelsea këtë sezon nën drejtin e Frank Lampard, do të largohet.
Transferimi te Interi është duke u folur tash e një kohë, pasi edhe Alexis Sanchez është i lënduar.
Gjithmonë sipas L’Equipe, Giroud është afër dakordimit sa i përket kushteve personale me Nerazzurrët.
Klubit italian i mbetet që ende të negociojë një çmimin me Chelsean për transferimin e tij.
Francezi dëshiron të luajë para se të vijë Euro 2020 ku e kërkon një vend në ekipin e Francës. /Telegrafi/