Telegrafi

Giroud është i qartë: Derbi nuk luhet, por fitohet – ende kemi rrugë deri te titulli

Olivier Girouid ka qenë hero i Milanit në derbin ndaj Interit të shtunën mbrëma.

Neroazzurët ishin duke fituar nga pjesa e parë me rezultat 1-0, por francezi në pjesën e dytë shënoi dy gola për t’i dhënë tri pikët Milanit.

Francezi ka folur pas ndeshjes për mediat italiane, duke thënë se derbit zakonisht duhet të fitohen jo vetëm të luhen ato.

“E kam thënë edhe para ndeshjes që kjo përballje do të ishte speciale. Një derbi nuk luhet, por fitohet. Në pjesën e parë ishim në vështirësi”.

“Në të dytën, u rikthyem në ndeshje. Isha me fat në topin e dytë që më erdhi. Jam shumë I lumtur dhe krenar për këtë skuadër që nuk duhet asnjëherë të heqë dorë”, tha Giroud.

Megjithatë sulmuesi francez e di mirë që është një rrugë e gjatë deri tek titulli i kampionit.

“Milani është rikthyer. Derbit fitohen në çdo situatë që luhen, por deri te titulli, rruga është ende shumë e gjatë”.

“Ne jemi në garë dhe do të luajmë shumë sfida, pa harruar që Inter mbetet ende në krye. Ne duhet t’i bëjmë mirë gjërat tona dhe më pas të shohim se çfarë do të bëjë Interi”, tha Giroud. /Telegrafi/