Telegrafi

Giroud dhe Milani ‘ndezin’ edhe më shumë derbin – francezi shënon dy herë për tre minuta

Milani ka arritur të rikthejë gjithçka në favor në ndeshjen ndaj Interit, duke kaluar në epërsi prej 2-1.

Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Interit që shënuan me anë të Ivan Perisic.

Kur po zhvillohej minuta e 75-të, Milani arriti të kthehej në lojë duke barazuar pas një kundërsulmi, me anë të Olivier Giroud.

Vetëm pas tre minutash i njëjti lojtar arriti të shënojë, duke e dërguar Milanin në epërsi.

Goli i dytë ishte i bukur, me një rikthim të sulmuesit francez në zonë i cili gjuan bukur dhe shënon për 2-1.

Kanë mbetur edhe më pak se dhjetë minuta deri në mbylljen e ndeshjes. /Telegrafi/