Site icon Telegrafi

Giroud bëhet lojtari i tretë me më shumë gola në histori të Francës

Olivier Giroud (Foto: UEFA.com)

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud ka shënuar emrin me shkronja të arta në historinë e Kombëtares së Francës.

Kombëtarja Franceze i ka nisur mirë eliminatoret për Euro 2020 pasi pas 45 minutave të parë ka pasur epërsi 3-0 në udhëtim te Moldavia.

Goli i parë erdhi nga Antoine Griezmann, i dyti nga Raphael Varane, ndërsa i treti u shënua nga Giroud.

Me golin e tretë të Francës, Giroud ka arritur ta vendos emrin e tij në librat e historisë së kombëtares së Tre Luanëve.

Giroud është bërë shënuesi i tretë më i mirë në histori të Francës, duke barazuar sulmuesin e njohur Davide Trezeguet në kuotën e 34 golave.

Në vendin e parë gjendet legjenda Thierry Henry me 51 gola, ndërsa një legjendë tjetër si Michel Platini renditet i dyti me 41 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version