Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud, ka thënë se është i befasuar nga lajmet që e lidhnin atë me Juventusin, duke thënë se janë larg me të vërtetën.
Sky Sport Italia sot shkruante se Juve po e sheh Giroudin si mundësi, pasi ka hasur në vështirësi për Luis Suarezin dhe Edin Dzekon.
Sipas të njëjtit medium marrëveshja mund të bëhej për 5 milionë euro dhe se sulmuesi tashmë kishte rënë dakord për një kontratë dy-vjeçare me Juven, për një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.
“Unë u befasova kur mora mesazhe nga miqtë që flisnin për thashethemet me Juventusin” .
“Është shumë larg së vërtetës. Unë jam një lojtar i Chelseat dhe ndihem mirë këtu”, ka thënë Giroud për Telefoot.
Francezi mbush 34 vjeç në këtë muaj dhe ka zgjatur në maj kontratën edhe për një vit. /Telegrafi/