Të pakët janë ata që kanë menduar se Girona mund t’ia marrë Barcelonës pikë e parë sezonale dhe atë në Camp Nou.
Por, ja që kjo ka ndodhur. Barça nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në xhiron e pestë në La Liga.
Ndeshja filloi me një rast nga Bernardo Espinosa në minutën e gjashtë, por Marc-Andre ter Stegen bëri një pritje fantastike.
📍 Camp Nou
⚽ #BarçaGirona
👥 Today's crowd: 76,055
👏 Thanks for coming! pic.twitter.com/12yUQFtyEd— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 23, 2018
Por, në minutën e 19-të Barcelona kaloi në epërsi me golin e Lionel Messit.
Nga minuta e 35-të Barça ishte me një lojtar më pak pasi Clement Lenglet u përjashtua me të kuq pasi gjyqtari u konsultua me VAR-in. Dhjetë minuta më vonë mysafirët shënuan golin e barazimit me anë të Christian Stuanit dhe me rezultat 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.
Stuai shënoi edhe një herë në minutën e 51-të për 1-2, ndërsa ishte Gerard Pique që barazoi rezultatin në minutën e 63-të.
🔃 45. First change for Barça:
🔻 O. Dembélé
🔺 Umtiti🔵🔴 #BarçaGirona pic.twitter.com/z2Yr2Mwj66
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 23, 2018
Philippe Coutinho ishte afër të rikthej epërsinë e Barcelonës në minutën e 89-të me një gjuajte të bukur nga distanca, por topi kaloi pak centimetra larg portës.
Pas këtij barazimi Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 13 pikë, aq sa Real Madridi, ndërsa Girona në vendin e gjashtë me tetë pikë. Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ndaj Leganes, kurse Girona luan kundër Betisit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8Le9ElLfMl8