Girona ka turpëruar Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit spanjoll, duke e mposhtur me përmbysje me rezultat 2-1.
Real Madridi është ndalur nga skuadra modeste katalunase në takimin e javës së 10-të duke mos mundur ta shënoj fitoren e pestë radhazi në La Liga.
Golat në këtë takim u shënuan Christian Stuani (54’) dhe Portu (58’) për vendasit, ndërsa për Mbretërit shënoi Isco Alarcon (12’).
Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte mbrojtësi Pablo Maffeo me notë 8.6, por me këtë notë u vlerësua edhe Isco.
Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshje ishin Marcelo dhe Achraf Hakimi, që u notuan me notë 6.1. /Telegrafi/
Girona:
Real Madrid: